Triumfi i Bylisit, Bellai: Në fusha si e Burrelit fitohet kampionati

Triumfi i Bylisit, Bellai: Në fusha si e Burrelit fitohet kampionati

Trajneri i Bylisit, Arjan Bellai, foli për MCN TV, pas ndeshjes ku skuadra e tij fitoi 2-1 ndaj Burrelit.

Bellai deklaroi se në fusha të vështira si ajo e Burrelit fitohet kampionati, ndërsa shtoi se rendësi kanë 3 pikët në këtë takim.

Ishte një ndeshje e vështirë pasi vijmë pas 3 javësh pa futboll. Gjithsesi luajtëm në një fushë të vështirë me një ekip shumë të mirë. Dua të përgëzoj çunat për fitoren pasi dhe terreni nuk na ndihmoi. Ishim me fat që barazuam shpejt. Edhe kur nuk luajmë mirë, rëndësi ka që duhet të marrim 3 pikëshin dhe të vazhdojmë garën që kemi nisur. Futbolli kështu është, në tavolinë janë të 3 rezultatet. Ne humbëm ndeshjen në Kavajë, por fituam në një ndeshje të vështirë si kjo e Burrelit. Në fusha si e Burrelit, që luftojnë për mbijetesën, mund ta marrësh kampionatin.

Nuk është aq fushë saqë mund të thuash se nuk luhet futboll. Kemi kualitet në ekip, por kur kemi probleme të tilla largojmë topin. Këto janë zgjidhje që ne punojmë në stërvitje kur kemi vështirësi.

Kemi parë rezultate që si mendonim. Ekipe që janë pretendente për Superligë kanë humbur. Kemi një ndeshje të vështirë të dielën në Vlorë, përgatitemi për atë ndeshje. Na kënaq 3 pikëshi sot, do e analizojmë si ndeshje.

Kemi pak kohë, por që nesër fillojmë punën për Flamurtarin. Janë të përgatitur çunat gjithsesi pasi janë profesionistë. Do bëjmë maksimumin për 3 pikëshin që të na mbajë lart dhe me diferencë me ekipet si Elbasani dhe Apolonia.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy