Todibo në radarët e Juventusit

Todibo në radarët e Juventusit

Niveli i shkëlqyer i Jean Clair Todibos prej dy sezonesh tek Nice e ka shëndërruar në një lojtar të preferuar për disa klube të njohura. Sipas ‘ RMC Sport ‘, pas Napolit Paris St Germain, Newcastle , West Hamit dhe Aston Villas edhe Juventusi i është bashkuar garës për të përfituar shërbimet e mbrojtësit. Megjithatë momentalisht ndihet shumë mirë tek Nice, skuadër me të cilën kontrata i përfundon në 2027-tën dhe vlera e këtij operacioni mund ti arrijë 50 milionë eurot. Ndërkohë , drejtuesit e Barcelonës shpresojnë në shitjen e 23 vjeçarit pasi do të përfitonin 20 përqind të vlerës , çka do të thotë se në arkat e ‘’ Blaugranëve ‘’ do të kalonin 8-10 milionë euro , shifër e cila do ti shërbente në njëfarë mënyre, sidomos nëse merret parasysh situata delikate në aspektin ekonomik. Në sezonin e kaluar Jean Clair Todibo rezultoi një ndër mbrojtësit më të spikatur në Ligue 1, i cili për më tepër ka arritur ta ndalë në disa raste Kylian Mbappen në sfidat kundër Paris St Germain.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy