Sërisht sherr mes Diego Costa e Antonio Conte te Chelsea

Sërisht sherr mes Diego Costa e Antonio Conte te Chelsea

Nuk ka qetësi mes teknikut italian të Chelsea dhe sulmuesit spanjoll Diego Costa. Futbollisti nuk është grumbulluar nga Antonio Conte për sfidën e me Leicester. Shkak është bërë një debat i ashpër mes të dyve ku futbollisti ankohej për probleme me shpinën, por që nuk mendohej njësoj nga stafi mjekësor.

Antonio Conte nga ana tjetër e kishte kritikuar për formën fizike. Një marrëdhënie me dritëhije mes të tyre edhe pse sulmuesi është shënuesi më i mirë i kampionatit me 14 gola që kanë ndihmuar Chelsea të kryesojë renditjen.

Kjo ngjarje sipas mediave angleze mund ta largojë Diego Costa drejt Kinës ku e pret një ofretë prej 35 milionë euro në sezon, por futbollisti me anë të një fotoje të postuar në Instagram tregon dashurinë e tij për Chelsea.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy