Dëmtimet nuk e lënë të qetë mesfushorin e Kombëtares shqiptare, Keidi Bare. Lojtari është lënduar sërish me Espanyol dhe duket se dëmtimi është i rëndë.
Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, Bare ka këputur ligamentet dhe do të mungojë gjatë. Faza e rikuperimit parashikohet të jetë 3 ose 4 muaj, çka do të thotë se lojtari do të rikthehet vetëm në fund të sezonit.
Në këtë situatë, Bare rrezikon edhe pjesëmarrjen në ndeshjet e eliminatore të Shqipërisë, në muajin mars.



