
Neymar është përfolur shumë në mediat kohët e fundit, ku aludohet për një largim të mundshëm në verë nga PSG.
Chelsea është një nga klubet e interesuara për të marrë shërbimet e brazilianit. Sipas raportimeve të fundit, thuhet se londinezët po përgatisin ofertën për të bindur PSG-në.
Megjithatë bëhet e ditur se Neymar e ka vendosur të ardhmen dhe dëshira e tij është të qëndrojë te kampionët e Francës.
Lojtari ka kontratë deri në vitin 2027 dhe dëshiron të respektojë kontratën deri në fund.



