
Në një lidhje skype për emisionin 'Skaner' në MCNTV Ansi Agolli, ish-kapiteni i Kombëtares, thotë se humbja me Anglinë nuk duhet bërë dramë. Sipas Agollit këtij ekipi i duhet dhënë kohë, pasi ka elementë shumë cilësorë brenda,
“E pashë ndeshjen e Kombëtares. Deri në momentin që pësuam golin e parë më pëlqeu skuadra. Ishte një mos markim i duhur, sepse Kane i mori atë qindtën e sekondës. Pas atij goli Anglia dominoi shumë fare. Pamë një Angli që kishim vite pa e parë. Shqipëria është një skuadër në ndërtim e sipër, me shumë cilësi, por duhet ti japim pak kohë.
Skuadra nuk bëhet me shkop magjik, por duhet kohë që ekipi jonë të marrë rezultate me skuadra si Anglia. Nuk duhet të jemi shumë pesimist. Këto lojtarë janë akoma të rinj dhe liderët do dalin me kalimin e kohës. Te skuadra ka disa lojtarë të cilët e marin skuadrën përsipër si Berisha, Hysaj dhe Cikalleshi,”-u shpreh Ansi Agolli.



