City i vendos çmimin Sterling

City i vendos çmimin Sterling

 Duke ditur që Raheem Sterling është shëndërruar në një ndër objektivat madhorë të  Barcelonës për merkaton dimërore , Manchester City  është përfshirë seriozisht në këtë çështje duke i vënë çmimin sulmuesit  .

Një situatë e tillë konsiderohet e ndërlikuar sepse ‘’ The Citiziens “  sipas  të përditshmes ‘ Metro ‘ do të vijojë luftën për rinovimin e kontratës të  lojtarit të lindur në Kingston të Xhamajkës por njëkohësisht do ti kushtojë vëmëndje ofertave në drejtim të tij . 

Drejtuesit e  bardhekaltërve kanë përcaktuar 50 milionë euro për ta lënë të lirë nxënësin e Pep Guardiolas .

Në rastin e një dështimi të mundshիm ,  ‘’ Azulgranët ‘’ nuk i janë shmangur për asnjë moment as Dani Olmos i cili ndër vite ka  bërë një punë të shkëlqyer me Leipzigun por prioritet mbetet  natyrisht Rahhem Sterling . 

116 gola  dhe 89 asiste në 307 ndeshje janë statistikat e arritura nga 26 vjeçari në 7 vite qëndrimi në ‘’ Etihad Stadium ‘’ por si duket tashmë rruga ndërmjet anglezëve dhe ishi-t të Liverpoolit është drejt ndarjes dhe spanjollët kanë një shans për ti dhënë më tepër freksi ofensivës me një lojtar shumë të shpejtë i cili mund të befasojë çdokënd në momente të papritura .  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy