Barcelona, nuk e harron Xavi Simons

Barcelona, nuk e harron Xavi Simons

 Pavarësisht se koha kalon pa e kuptuar, shumë ekipe të njohura i kthehen objektivave të vjetër.

Barcelona e Hansi Flick është në një proçes rindërtimi, me qëllimin e shtimit të titujve në vitrinën e tejmbushur në të ardhmen e afërt.

Gjermani po analizon me detaje merkaton e verës dhe në listën e tij janë disa komponentë të cilët u pretenduan edhe në të shkuarën. 

Xavi Simons është një prej tyre, i cili ka lënë gjurmë tek Leipzigu, i rritur në akademinë e ‘’ La Masias ‘’.

 Mospjesëmarrja e gjermanëve në kompeticionet europiane si duket nuk e ka bindur hollandezin për të qëndruar në ‘’ Red Bull Arena ‘’ dhe tashmë dyert e ‘’ Camp Nout ‘’ janë rihapur për të. 

Megjithatë, pretendimi i drejtuesve është tejet i lartë në sajë të kontributit të dhënë nga ishi i Psv Eindhovenit, i cili nuk mund të përballohet nga xhepat e presidentit Joan Laporta. 

Kjo situatë të bën të mendosh se e ardhmja 22 vjeçarit mund të jetë në Premier League, kampionat në të cilin asnjëherë nuk i kanë munguar pretendentët. 

Cilësitë e Xavi Simons janë të padiskutueshme dhe ky kampionat mund të jetë një sfidë e re, sigurisht pa harruar se është një ndër pesë më prestigjozët e Europës. 

Gjatë dy sezoneve tek Leipzigu nxënësi i Ole Werner ka kontribuar me 21 gola dhe 21 asiste në 76 sfida, të cilat kanë rezultuar përcaktuese dhe njëkohësisht ja kanë rritur vlerat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy