Kjo është kërkesa më e rrallë e tifozëve të Beshiktashit: Jelena mos bëj seks me Tosic sa të dalim kampion

Kjo është kërkesa më e rrallë e tifozëve të Beshiktashit: Jelena mos bëj seks me Tosic sa të dalim kampion

Kur ekipi është në garën për titullin kampion, tifozët e skuadrës janë në gjendje që të bëjnë kërkesa nga më ndryshmet.

Një e tillë ka qenë ajo e tifozëve turq të Beshiktashit.

Kjo kërkesë e çuditshme e tifozëve të Beshiktash ka ardhur në drejtim të bashkëshortes së futbollistit të ekipit të tyre, serbit Dushko Tosiç.

Ata i kërkonin këngëtares Jelena Karleusa që të hiqte dorë nga seksi me Tosiç këto tre javë pasi janë shumë të rëndësishme që ekipi të shpallet kampion për të dytin vit radhazi.
jelena
“Jelena, ju lutemi mos bëni seks këto javë me Tosiç! Beshiktashi duhet të ruajë vendin e parë. Më pas bëni çfarë të doni bashkë”, ishte mesazhi i rrallë i tifozëve të skuadrës së Stambollit që bëri mjaft bujë në Turqi e që u mor me sportivitet nga çifti.

Fill pas kësaj kërkese, e përditshmja serbe “Kurir” kontaktoi me mbrojtësin 32-vjeçar.
tosiç
“E çfarë mund të them në lidhje me këtë kërkesë (qesh). Në fakt, nuk më pëlqen të komentoj rreth jetës sime private, për më tepër në një moment ndërsa ne jemi duke luftuar për titullin kampion. Por, dua t’i qetësoj tifozët e Beshiktashit që Jelena nuk është me mua. Për momentin, ajo ndodhet në Beograd, pasi nuk ka shumë që ka bërë një ndërhyrje kirurgjikale” zbuloi Tosiç.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy