Lidhje me bosët e drogës? Calja: Nuk e kuptoj përse përdoret emri im

Lidhje me bosët e drogës? Calja: Nuk e kuptoj përse përdoret emri im

Peshëngritësi Briken Calja, i cili para dy vitesh u shpall kampion Europe, ka reaguar lidhur me lajmët që e citojnë atë si të përfshirë në grupe kriminale. Për ato lajmë të cilat thonë se bosët e drogës pastrojnë paratë me peshëngritjen dhe konkretisht me Briken Caljan, elbasanasi thotë se nuk është e vërtetë. 

Ai thotë se nuk ka arsye që një sportist si ai, profesionist, të ketë lidhje më këto gjëra. Ndër të tjera Calja kërkon që këto lajme të kenë një bazë vërtetësie para se të publikohen.


“Marr shkas nga disa shkrime në gazetat e sotshme të përgënjeshtroj të gjitha ato që shkruhen vërdallë për të njollosur emrin tim.


Unë jam sportist profesionist, me një karrierë të gjatë profesionale dhe me suksese të njëpasnjëshme të cilat na kanë bërë krenar të tërëve si shqiptar.


Briken Calja i ka sukseset dhe medaljet prej punës disavjeçare në palestër.
Pse duhet të ketë lidhje  një sportist i rangut tim me aktivitete të tilla që citohen në shkrim?!
Aktivitete të tilla nuk kanë lidhje me emrin e Briken Calja-s, jemi dy drejtëza paralele që nuk kemi asnjë pikë të përbashkët me njëri-tjetrin.


Ju lutem herë tjetër para se të shkruani diçka, të paktën kini durimin dhe profesionalizmin që lajme të tilla të kenë njëfarë vërtetësie,”- thekson peshëngritësi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy