Arsenal synon Locatellin

Arsenal synon Locatellin

Gjurma e lënë në Europian ku Italia arriti të shpallet kampione ka prodhuar pretendentë të tjerë për Manuel Locatellin  . Mbas Juventusit, Arsenali ka menduar t’ia prishë paksa planet bardhezinvje duke u hedhur në luftë për mesfushorin .  Londinezët janë në rindërtim e sipër dhe për trainerin Mikel Arteta riparimi i mesfushës mbetet një domosdoshmëri për tu afruar me Europën gjatë sezonit vijues.  Britanikja ‘’ Daily Mail ‘’ e ka konsideruar  23 vjeçarin  si prioritetin e ‘’ Topchinjve ‘’  të cilët kanë përgatitur  mbi 40 milionë euro për t’ia rrëmbyer Sassuolos asin e mesfushës.  

Për kryeqytetasit lufta sapo ka filluar sepse do ti duhet të masin forcat  me Real Madrid , Chelsea , Manchester City  dhe Paris St Germain  të cilëve  do ti duhet të tregohen shumë të kujdesshëm pasi një gabim gjatë negociatave do ta largonin nga Manuel Locatelli. Traineri spanjoll e ka shprehur në shumë raste se nëse drejtuesit e Arsenalit do të dalin të fituar në këtë histori  ishi-t të  Milanit do ti garantohej automatikisht vendi i  titullarit  tek një skuadër që e ka humbur protagonizmin e disa viteve përpara ku ishte lider absolut sidomos në Premier League . 

Manuel Locatelli konsiderohet me shumë meritë motorri i mesfushës së ‘’ Neroverdëve ‘’ dhe 4 herë kampionëve të botës  të cilët  do të kenë një detyrë të vështirë përpara sepse në pak kohë do të startojë edhe Botërori i Katarit , eveniment në të cilin të besuarit e Roberto Mancinit do të kërkojnë të përsërisin suksesin e kësaj vere .

  Lufta për një ndër nxënësit e preferuar të Roberto De Zerbit pritet të jetë shumë e ndërlikuar dhe  ofertat në drejtim të Sassuolos do të jenë përcaktuese për të ardhmen e perlës italiane .

34 ndeshje dhe 4 gola  të cilave i është bashkuar kurorëzimi si kampion i Europës me ‘’ Trikolorët ‘’ janë arsye bindëse për të menduar se e ardhmja e Manuel Locatellit shumë shpejt mund të përshkojë një rrugëtim ndryshe .

 

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy