
Prej disa ditësh pesë herë fituesi i ‘’ Topit të Artë ‘’ Cristiano Ronaldo ka filluar kërkimin e një klubi të ri për ti shijuar vitet e mbetura në futboll.
Portugezi mbetet një ndër më të mirët në sportin më të ndjekur në botë dhe drejtuesit e Manchester United po i bëjnë me kujdes llogaritë sepse ta zëvëndësosh është shumë e vështirë.
Një ndër arsyet e ‘’ Cr7 ‘’ për tu larguar nga ‘’ Old Trafford ‘’ është mospjesmarrja e ‘’ Djajëve të Kuq ‘’ në Uefa Champions League , kompeticioni i preferuar i bishës luzitane .
Megjithatë nuk ka munguar reagimi i anglezëve të cilët menjëherë kanë shënjestruar Memphis Depay.
Hollandezi e përfundon kontratën me Barcelonën në qershorin e 2023- shit dhe ‘’ Los Cules ‘’ janë të detyruar ta shesin për të evituar largimin e sulmuesit nga ‘’ Camp Nou ‘’ me shifra zero .
Favori i kuq e bluve në këtë rast është se mund të mbushin arkat pasi duhet kujtuar se e transferuan në Katalunjë me parametër zero në merkaton e 2021-shit dhe tashmë është shumë afër rikthimit tek Manchester United pasi tek Barcelona e ardhmja shikohet mjaft skeptike.
Vlera e këtij operacioni mund të arrijë 40 milionë eurot , shifër e konsiderueshme për fuqizimin e arkave me qëllimin e akordeve të duhura për të qenë në lartësinë e duhur në sezonin vijues.
Spanjollët vijojnë të lënë për të dëshiruar në aspektin ekonomik , arsye e cila i jep prioritet absolut shitjeve të lojtarëve që nuk e kanë bindur Xavi Hernandezin tek kjo Barcelonë e cila është e fokusuar maksimalisht tek rikuperimi i terrenit të humbur.



