Kupa e Amerikës/ Kolumbia eleminon Uruguajin dhe shkon në finale

Kupa e Amerikës/ Kolumbia eleminon Uruguajin dhe shkon në finale

Në mbrëmjen e djeshme Kolumbia ka bërë një hap shumë të rëndësishëm në këtë Kupë Amerike, e cila e mundi me meritë Uruguajin e Marcelo Bielsas.

‘’ Los Cafeteros ‘’ e filluan me vrull ndeshjen dhe pak para përfundimit të pjesë së parë, ekzaktësisht në minutën e 39-të gjetën rrugën e rrjetës me Jefferson Lerman.

Fatkeqësisht në fundin e saj skuadra e Nestor Lorenzos mbeti me dhjetë lojtarë pas një ndërhyrjeje të parregullt të Munoz ndaj Manuel Ugartes.

Natyrisht ‘’ Celestët ‘’ u munduan të shfrytëzonin superioritetin numerik në të dytën dhe tentuan në disa raste me Darwin Nunez por ishin të pafatë.

Tensioni filloi të shtohej me kalimin e kohës dhe dy herë kampionët e botës vuajtën dëmtimin e Rodrigo Betancur pas një përplasje me shokun e skuadrës Olivera.

Traineri argjentinas reagoi menjëherë duke hedhur në fushë Guillermo Varelan. Në pjesën e dytë ‘’ El Loco ‘’ i dha shansin Luis Suarezit për ta shtuar presionin në zonën e rivalëve, i cili menjëherë i dha sinjalet.

Duke qenë se ishin në inferioritet, Nestor Lorenzo zëvëndësoi Jhon Cordoban me Yerry Minan për ta përforcuar prapavijën. Gjithsesi, uruguajanët ishin shumë të paqartë, edhe për arsye të vendosjes së lojtarëve të Kolumbisë në fushë, të cilët arritën të rezistonin me sukses.

Dy herë kampionët e botës fatkeqësisht i dhanë fund rrugëtimit në Kupën e Amerikës, të cilët e filluan shumë mirë duke marrë pikët e plota në fazën e grupeve, bashkë me Argjentinën dhe Venezuelën.

Një statistikë për tu marrë në konsideratë është se përfshirë sfidën e djeshme janë bërë 29 që Kolumbia nuk njeh humbje dhe mund të thuhet se e ka merituar kalimin në finale, atje ku do ta presë Argjentina e Lionel Messit në datën 15 korrik.

 

Drupal Ad

 

 

 

Sigurisht pas ndeshjes nuk munguan as fjalët e trainerëve respektivë gjatë konferencës për shtyp.

Nestor Lorenzo:

“ I dinim cilësitë e Uruguajit. Marcelo Bielsa është një teknik shumë i zoti dhe e admiroj shumë. Duhet të rrezikonim sidomos kur mbetëm me dhjetë lojtarë dhe falë besimit ia arritëm qëllimit “.

Argjentinasi iu referua edhe tifozerisë së zjarrtë kolumbiane, e cila i ka mbështetur në çdo moment:

“ I jam falenderues të gjithë tifozëve. Ishte një plus për arritjen deri këtu. Jam i lumtur për impenjimin e lojtarëve dhe ky ishte rezultati i merituar “, theksoi 58 vjeçari.

S’kishte si të mungonte edhe pyetja në lidhje me finalen kundër Argjentinës, e cila do të jetë ndeshja më e rëndësishme për të nën drejtimin e ‘’ Trikolorëve ‘’, të cilës Nestor Lorenzo iu përgjigj:

“ Do të japim maksimumin tonë. E dimë forcën e Argjentines por kam besim tek ky grup lojtarësh “.

Më tej shtoi: “ Eshtë një ndjesi e veçantë. Do të jetë një ndeshje shumë e bukur por besoj tek potenciali i lojtarëve dhe tek mbështetja e tifozerisë “, përfundoi ish traineri i Melgar.

Nuk munguan as fjalët e Marcelo Bielsas mbi këtë sfidë:

“ Ishte një ndeshje e barabartë. E patëm të vështirë ta mbanim ritmin për arsye se u ndërpre në shumë raste. Megjithatë duhet të krijonim më shumë për të arritur tek goli “, theksoi traineri nga Rosario.

Sigurisht ‘’ El Loco ‘’ komentoi edhe mbi dëmtimin e Rodrigo Betancur, një humbje shumë e rëndësishme për Uruguajin:

“ Ishte një zëvëndësim i detyruar. Megjithatë, jam shumë i kënaqur me rendimentin e tij “. “ Uruguaji mund ta fitonte ndeshjen sepse ishte më lart në aspektin individual por fatkeqësisht nuk ndodhi diçka e tillë ‘’, përfundoi ish traineri i Leeds United.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy