Tirana i merr vendin e parë Partizanit, si ndryshon renditja në Superiore

Tirana i merr vendin e parë Partizanit, si ndryshon renditja në Superiore

U luajtën ditën e sotme, tre ndeshjet e fundit për javën e 11-të në Abissnet Superiore.

Pas ndeshjeve të sotme, ka pasur edhe ndryshime të shumta në renditje. Tirana ka marrë vendin e parë me 21 pikë. Bardheblutë kanë përfituar nga humbja e Partizanit dhe kanë mposhtur minimalisht Egnatian.

Të kuqtë zbresin në vendin e dytë me 19 pikë, 1 më shumë se Vllaznia e vendit të tretë dhe 2 më shumë se Erzeni i vendit të katërt. Në vendin e pestë renditet Egnatia me 15 pikë.

Vazhdon të ngjitet Laçi, që mban vendin e 6-të me 14 pikë, po aq sa edhe Kastrioti.

Vendi i tetë i takon Bylisit, që ndodhet në kuotën e 12 pikëve, 1 më shumë se Kukësi që mban vendin e parafundit.

Renditja mbyllet nga Teuta, me durrsakët që ndodhen në kuotën e 8 pikëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy