U largua nga Kukësi, Stavri Nica merr drejtimin e Shkumbinit në Kategorinë e Dytë

U largua nga Kukësi, Stavri Nica merr drejtimin e Shkumbinit në Kategorinë e Dytë

Trajneri Stavri Nica, nuk ka humbur kohë për të gjetur skuadrën e re, pasi u largua nga Kukësi javën e kaluar.

Tekniku 69-vjeçar, është emëruar në drejtimin e skuadrës së Shkumbinit, që militon në Kategorinë e Dytë.

Shkumbini mban vendin e katërt në renditjen e grupit B të Kategorisë së Dytë, me 19 pikë të marra në 10 javët e fazës së parë, 7 pikë pas Pogradecit të vendit të parë, që ngjitet automatikisht në Kategorinë e Parë sezonin e ardhshëm.

Peqinasit do të kërkojnë ngjitjen nëpërmjet “play off”, me synimin e qartë, që sezonin e ardhshëm të jenë pjesë e Kategorisë së Parë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy