Manchester United, ritenton për Frenkie de Jong

Manchester United, ritenton për Frenkie de Jong

Prej disa merkatosh emri i Frenkie de Jong nuk ka munguar në listën e drejtuesve të Manchester United.

Edhe në atë të verës nuk do të bëhet përjashtim, duke qenë se rendimenti i mesfushorit ka ardhur në rritje.

Hollandezi e ka bërë krenar trainerin Hansi Flick duke ia shpërblyer besimin e dhënë dhe tashmë pretendohet përsëri nga një ndër klubet më të pasur të botës.

Pavarësisht problemeve të theksuara të Barcelonës në aspektin ekonomik, presidenti Joan Laporta e ka bërë të qartë se 27 vjeçari nuk është në shitje.

Drupal Ad

Ndërkohë, tek 20 herë kampionët e Premier Leagues besohet se historia mund të ndryshojë, ashtu siç ka ndodhur shpeshherë gjatë periudhës së transferimeve.

Vizioni për lojën është një aspekt që e lartëson figurën e ishi-t të Ajax Amsterdamit, produkt i një ndër akademive më të rëndësishme në futboll.

Frenkie de Jong e ka bërë me dije se ndihet shumë i lumtur në ‘’ Camp Nou ‘’ por gjithsesi britanikët do të insistojnë për ta transferuar në ‘’ Old Trafford ‘’.

Momentalisht nuk ekziston një ofertë për shërbimet e tij por besohet se s’do të vonojë nga presidentët Joel dhe Avram Glazer.

Janë bërë gjashtë sezone për yllin e kombëtares së ‘’ Tulipanëve ‘’ në rradhët e ‘’ Los Cules ‘’, fakt domethënës ky dhe një sinjal për pretendentët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy