Camavinga refuzon Arsenalin

Camavinga refuzon Arsenalin

Arsenali ka marrë një tjetër shuplakë në këtë sezon . Objektivi  Eduardo Camavinga i ka dhënë një përgjigje negative ‘’ The Gunnersave ‘’ duke ia shuar krejtësisht shpresat në lidhje me revolucionin e menduar  .  Ylli i Rennes i ka ngjitur ashtu siç duhet shkallët drejt majës sepse me vetëm 18 vite mbi supe ka impresionuar në  Ligue 1 edhe pse Rennes është konsideruar historikisht si një skuadër e dorës së dytë . Koha për të është mëse perfekte sepse  të mëdhatë e Europës kanë nisur sulmin për këtë talent të rrallë .

Paris St Germain , Bayern Munchen  dhe Real Madridi vazhdojnë të luftojnë dhëmbë për dhëmbë për shërbimet e tij .  Eduardo Camavingas i mbetet edhe një ndeshje që do të jetë determinante për Rennes në lidhje me pjesëmarrjen në Europë   por ky vendim  është një aspiratë për aktivizimin  në një ekip me histori më të suksesshme  që do të mund ti krijojë terrenin e përshtatshëm për tu rritur si në nivelin individual ashtu edhe në atë kolektiv .  Refuzimi i ‘’ The Gunnersave ‘’ është një pikë e fituar nga Parisi , Bayerni dhe Reali sepse kanë eleminuar  një kundërshtar potent për mesfushorin e lindur në Angola .

Në lidhje me merkaton e verës nuk ka asnjë dyshim se nëse konfirmohet largimi nga Rennes do të theksojë një ndër lëvizjet më bombastike të saj.  Shpejtësia dhe driblimet janë dy nga karakteristikat më të vyera të numrit 10 të Rennes të cilat ka ditur ti ndërthurë shumë mirë gjatë 37 sfidave të deritanishme  .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy