Roma në garë për Mudryk

Roma në garë për Mudryk

Kandidatëve për talentin e Shakhtar Donetsk Mudryk në orët e fundit i është bashkuar Roma .

‘’ Verdhekuqtë ‘’ e Jose Mourinhos janë çliruar pas fitores së një kompeticioni europian si Conference League dhe po luftojnë për të qëndruar në të njëjtën linjë edhe në vijimësi.

30 milionët e ofruara nga Arsenali kanë marrë një përgjigje negative nga drejtuesit e ukrahinasve , pasi për 21 vjeçarin pretendojnë të arkëtojnë 50 milionë euro.

Duke qenë se është një lojtar shumë cilësor pritej që me kalimin e kohës interesi të shtohej dhe pikërisht ai i italianëve e konfirmon rëndësinë e Mykhaylo Mudryk.

Në 10 sfidat e deritanishme nxënësi i Igor  Jovicevic ka kontribuar me 5 gola dhe 7 asiste dhe ky fakt i ka shërbyer për të hedhur hapa të sigurtë drejt një të ardhmeje të ndritur e cila sigurisht do të na dhurojë një sfidë të ashpër gjatë merkatos për talentin e Shakhtar Dontesk.

Një tjetër aspekt shumë i rëndësishëm në këtë histori është vlerësimi nga ‘’ The Special One ‘’, i cili ia rrit automatikisht vlerat Mykhaylo Mudryk , trainer me shumë eksperiencë dhe një nga më të mirët në botë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy