Barcelona, synon Marcus Thuram

Barcelona, synon Marcus Thuram

Duke qenë se Robert Lewandowskit nuk i mbetet edhe shumë kohë në futbollin e luajtur tek Barcelona po bëhen përpjekjet maksimale për të gjetur një referent për ofensivën. 

Shumë emra kanë qarkulluar në zyrat e ‘’ Camp Nout ‘’ ndër të cilët përfshihet edhe ai i Marcus Thuram, djali i ish kampionit të botës Lilian Thuram. 

28 vjeçari është tejet luftarak, i vështirë për çdo rival, potent dhe me një nuhatje të admirueshme për golin. 

Tre sezonet tek Interi kanë dëshmuar edhe njëherë se duhet marrë në konsideratë dhe në aktualin numëron 12 gola në 35 sfida.

 Një transferim tek ‘’ Blaugranët ‘’ do të ishte një vlerë e shtuar në 11-shen e trainerit Hansi Flick, i cili i ka kërkuar Joan Laportas medoemos transferimin e një sulmuesi rrace gjatë merkatos së verës. 

Italianët nuk po kalojnë një moment ideal në aspektin ekonomik dhe ky fakt mund të jetë një avantazh për ‘’ Los Cules ‘’. 

Sipas disa burimeve Joan Laporta mund të pretendojë rreth 60 milionë euro për ishi-n e Borussia Monchengladbah, një shifër e konsiderueshme në sajë të kontributit të dhënë tek gjigandët e Scudettos. 

La Liga si gjithmonë mbetet një destinacion atraktiv për çdo lojtar, sidomos nëse i referohemi ekipeve më të rëndësishëm. 

Do të jetë një periudhë deçizive dhe vlen të shtohet se Marcus Thuram do të jetë një ndër protagonistët e padiskutueshëm të saj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy