Mbappe kërkon largimin nga Parisi

Mbappe kërkon largimin nga Parisi

 Real Madridi vijon ta ketë mëndjen  tek Kylian Mbappe .   ‘’ Galaktikët ‘’ nuk dorëzohen prej disa sezonesh për blerjen  francezit . Risitë e fundit i shkaktojnë automatikisht buzëqeshje të pafundme kryeqytetasve sepse mesa duket i ashtuquajturi ‘’ Donatello ‘’ ka kërkuar largimin nga ‘’ Parque De Prince ‘’ . Eleminimi në gjysëmfinale kundër Manchester City-t ndoshta ia ka mbushur mendjen 22 vjeçarit për të startuar një eksperiencë ndryshe  larg Parisit  dhe kërkon që ti shkëpusë lidhjet me ‘’ Les Pariziens ‘’ miqësisht . Lajmi është raportuar nga ‘ L’Equipe ‘ ku thuhet se në kampin e ‘’ Los Blancos ‘’ janë duke fërkuar duart  për golashënuesin .  

Por ashtu siç nuk kishte si të ndodhte ndryshe kampionët në fuqi të Francës as që e mendojnë largimin e Kylian Mbappes nga Parisi sepse do të bënin një gabim fatal jo vetëm në lidhje me prishjen e skemave të Mauricio Pochettinos  por do të fuqizonin një rival direkt për fitimin e Champions Leagues që mbetet pika kulmore e historisë së Paris St Germain në tërë këto vite suksesi . Shqetësimi në Paris aktualisht  ka marrë më tepër forcë sepse Kylian Mbappes i mbetet edhe 1 sezon për të përfunduar kontratën  dhe largimi i tij do të ishte një disfatë pothuajse historike për ‘’ Les Pariziens .

E kaluara e pozicionoi manjatin Florentino Perez në një situatë shumë të vështirë për shkak të çmimit stratoferik të yllit francez që arrinte  180 milionë eurot , por megjithatë Real Madridi kurrë nuk e ka fshehur  dëshirën  që një ditë ta transferojë në të famshmin ‘’ Santiago Bernabeu ‘’  për të shkruar fillimin e një kapitulli të ri në histori .   Pika në favor për Real Madridin është se nëse gjërat do të kenë të njëjtin ritëm  do të përfitonte shërbimet  e  Kylian Mbappe totalisht gratis . Besohet se edhe gjatë këtij sezoni lojtari në fjalë dhe skuadra e tij nuk do të mbesin me duar bosh sepse luftojnë fuqishëm në dy fronte siç është kampionati dhe kupa  në të cilën  do të masin forcat në fazën gjysëmfinaliste me Montpellier .

Ishi i Monacos nuk ka të ndalur me statistikat bombastike të arritura  dhe deri në pikën ku ndodhemi  regjistron 43 ndeshje  , 37 gola dhe  10 asiste .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy