Bayern Munchen nuk e harron Kanen

Bayern Munchen nuk e harron Kanen

Fuqizimi i ofensivës prej një kohe të gjatë vijon të jetë prioritet për Bayern Munchen .

Bavarezët pavarësisht se janë dominues në Bundesligë prej shumë vitesh me rradhë , duan të rikthehen tek trofetë përtej Gjermanisë , kryesisht tek fitimi i Champions Leagues. 

Siç dihet , largimi i Robert Lewsandowskit ende nuk është kapërcyer nga drejtuesit e skuadrës nga Mynihu , të cilët vijojnë të fokusuar tek Harry Kane .

28 vjeçari vijon prej një kohe të gjatë të jetë pjesë e planeve të skuadrave të elitës por insistimi i drejtuesve të Tottenham Hotspurit nuk e ka lejuar largimin e ‘’ Uraganit ‘’ nga ‘’ White Hart Lane ‘’.

Rekordmenët e Bundesligës kanë në përbërje lojtarë shumë cilësorë , si përshembull Sadio Mane , por traineri Julian Nagelsmann konsideron se në metrat e fundit  i duhet një qendërsulmues . 

Duhet kujtuar se në verën e kaluar , ylli i kombëtares së ‘’ Tre Luanëve ‘’ ishte afër largimit tek Manchester City por vendosi të qëndrojë tek ‘’ The Spursat ‘’ me të cilët po has vështirësi në fitimin e titujve , objektivi kryesor i ishi-t të  Norwichit.

Megjithatë asgjë nuk është e sigurtë dhe nëse në një të ardhme të afërt do të vendosë për ‘’ Allianz Arenan ‘’ , Bayern Munchen do të formonte një ndër dyshet më të frikshme në qarkullim dhe do ti shtonte shanset për të dominuar përsëri në kontinentin e vjetër .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy