
Vështirësitë e arritjes së marrëveshjes me Xabi Alonson, kanë vënë në lëvizje drejtuesit e Liverpoolit, të cilët po shqyrtojnë të tjera alternativa.
‘’ The Redsat ‘’ janë të ndërgjegjshëm se Bayern Leverkuseni do të vërë barrierat përkatëse pasi flitet për një trainer shumë cilësor, edhe pse është në hapat e para të karrierës.
Anglezët gjithsesi nuk do të dorëzohen dhe tashmë po mendojnë për Hansi Flickun, ishi-n e Bayern Munchenit.
58 vjeçari drejtoi në të kaluarën edhe kombëtaren e Gjermanisë dhe konsiderohet se e ka eksperiencën e duhur për të rikthyer entuziazmin në ‘’ Anfield Road ‘’.
Megjithatë, sipas lajmeve të fundit traineri spanjoll është në listën e bavarezëve, rivalët direktë e ‘’ Aspirinave ‘’ për fitimin e Bundesligës në sezonin aktual, edhe pse diferenca ndërmjet tyre është tetë pikë, pas 22 sfidave.
Në lidhje me Hansi Flick, mund të thuhet se është një trainer që garanton sukseset, fakt që e konfirmoi edhe në të kaluarën tek gjigandët e Gjermanisë dhe jo vetëm me fitimin e dy Bundesligave, një Kupe dhe një Superkupe, Champions Leagues, Superkupën e Europës dhe Botërorin e Klubeve.



