
Ulje-ngritjet e theksuara të Joao Felix tek Atletico Madridi kanë evidentuar se shumë shpejt mund ti japë fund eksperiencës në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ .
Portugezi nuk e ka bindur Diego Simeonen dhe po kërkon një skuadër për të rikuperuar vlerat e humbura me spanjollët.
Paris St Germain është i gatshëm t’ia shtojë yjet 11-shes së Christophe Galtier dhe agjenti Jorge Mendes ka filluar punën për ta arritur sa më shpejt këtë marrëveshje.
Nasser Al Khelaifi e ka treguar potencialin me transferimin e shumë yjeve në ‘’ Parque de Prince ‘’ si përshembull Messi , Neymar apo Mbappe dhe është i gatshëm të shpenzojë 120-140 milionë euro për 23 vjeçarin.
Gjatë katër sezoneve tek ‘’ Los Colchoneros ‘’ Joao Felix sigurisht ishte një ndër më të mirët e ‘’ El Cholos ‘’ dhe ka kontribuar në fitimin e La Ligas por tanimë një ndër klubet më të fuqishëm ekonomikisht i ka trokitur në derë dhe duke marrë parasysh aktualitetin , transferimi i ishi-t të Benfikës në kryeqytetin francez do të përkthehej jo vetëm si një avantazh në aspektin ekonomik por edhe për faktin e të qënit pjesë e një ekipi yjesh , pretendent për fitimin e çdo trofeu në të ardhmen.



