
Interi u mposht minimalisht nga Bologna në transfertë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-t në Serie A.
Një gol i Orsolini në minutën e 76-të, i dha fitoren vendasve, që mposhtin sërish Interin, pas asaj fitore të sezonit të kaluar, ku i hoqën titullin, pak javë para fundit.
Me këtë humbje, Interi mban vendin e dytë me 47 pikë, por rrezikon ta humbasë, në rast fitoreje të Milanit dhe Romës, ndërsa Bologna mban vendin e 7-të me 35 pikë.
Në ndeshjen tjetër, Salernitana mposhti 3-0 Monzën në shtëpi, në një ndeshje pa shumë histori.



