Trincao huazohet tek Wolves

Trincao huazohet tek Wolves

 Barcelona ka hedhur një hap  të suksesshëm në lidhje me të ardhmen . Katalanasit kanë shtrënguar duart për huazimin 1 vjeçar të sulmuesit Francisco Trincao tek Wolves  me opsionin e blerjes jo të detyrueshme. Zgjedhja e kësaj rruge është bërë me qëllimin e analizës së detajuar  të eksperiencës  së 21 vjeçarit në një kampionat me një koeficent të lartë vështirësie si Premier League .  Pas huazimeve të Todibo tek Nice dhe Konrad tek Marseille  ‘’ Blaugranët ‘’ i japin shansin një tjetër elementi për ti ngjitur ashtu siç duhet shkallët e progresit . 

Aktualisht objektivi kryesor i ‘’ Los Cules ‘’ është reduktimi i pagave  të lojtarëve për të konfrontuar siç duhet të ardhmen dhe shenjat e deritanishme flasin për një progres të dukshëm të Barcelonës .  

Rikthimi i Joan Laportas në krye të presidencës ka evidentuar fillimin e një ndryshimi total  të ‘’ Blaugranëve ‘’ të cilët ëndërrojnë përsëritjen e të kaluarës . Mungesa e protagonizmit në taktikat e Ronald Koeman s’mund ti krijonin tjetër mundësi  Francisco Trincaos veçse kërkimit të një tjetër destinacioni dhe tek Wolves do ti duhet të tregojë aftësitë që e karakterizojnë  . 

 Ekperienca me gjigandët e La Ligas u mbyll me 42 ndeshje  dhe 3 gola , statistika të pamjaftueshme për të vijuar në gjirin e tyre .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy