
Dëmtimet e kohëve të fundit i kanë shkaktuar jo pak pakënaqësi mbrojtësit Jose Maria Gimenez.
Uruguajani nuk ka mundur të demostrojë nivelin optimal në rradhët e Atletico Madridit, i cili gjithsesi pretendohet nga klube cilësore në merkato.
Barcelona, Manchester United, Chelsea dhe Interi do të masin forcat për 29 vjeçarin i cili mban një eksperiencë të madhe mbi supe në Spanjë, Europë dhe me Uruguajin.
Prej vitesh me rradhë nxënësi i Cholo Simeones është konsideruar një lider në repartin defensiv të ‘’ Los Colchoneros ‘’, të cilin e kanë penalizuar dëmtimet e njëpasnjëshme duke e lënë në prapavijë.

Ky fakt mund të pasohet me largimin e Jose Maria Gimenez nga ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ pas 11 sezonesh, nën drejtimin e një ndër trainerëve më të mirë të botës.
Dihet se ‘’ Azulgranët ‘’ kanë dështuar në shumë raste në aspektin defensiv por në krahasim me ‘’ The Red Devilsat ‘’, ‘’ Blutë e Londrës ‘’ dhe zikaltërit janë inferiorë në atë ekonomik.
Bëhet fjalë për një komponent të padiskutueshëm edhe tek kombëtarja ‘’ Celeste ‘’ por vendimi final do të varet nga protagonisti i historisë dhe natyrisht ofertat në adresë të tij.



