
Bayern Munich ka bërë një lëvizje të papritur në orët e mbrëmjes të së enjtes. Klubi gjerman, njoftoi shkarkimin e trajnerit Julian Nagelsmann.
Një lajm surprizë, që nuk ishte diskutuar më herët dhe nuk pritej. Arsyet e këtij divorci do të zbulohen në ditët e ardhshme.
Ndërkohë bavarezët nuk kanë humbur kohë dhe kanë zgjedhur trajnerin e ri. Sipas mediave gjermane, Bayern Munich ka arritur marrëveshjen me trajnerin tjetër gjerman, Thomas Tuchel.
Ky i fundit është i lirë nga koha kur u largua nga Chelsea dhe tashmë përgatitet për një aventurë të re.



