
Dështimi përsëri në Champions League ka shkaktuar shumë pakënaqësi në kampin e Paris St Germain dhe tanimë po mendohet për një zëvëndësues të denjë të Christophe Galtier.
Për të disatën herë , traineri Zinedine Zidane i është bashkuar kandidatëve si Luis Enrique, Jose Mourinho apo Julian Nagelsmann.
Sipas ‘ RMC Sport ‘ dhe ‘ As ‘, ish mesfushori është i preferuari i Nasser Al Khelaifit , i cili e tregoi potencialin në të kaluarën tek Real Madridi me fitimin e tre Champions League.
Duhet kujtuar se ‘’ Zizou ‘’ u tentua edhe nga Franca në të kaluarën por vijimësia e Didier Deschamps ia hap dyert për një transferim të mundshëm në ‘’ Parque de Prince ‘’.
Megjithatë, s’do të jetë aspak e lehtë sepse siç dihet 50 vjeçari është fanatik i Marseilles dhe drejtimi i kryeqytetasve me siguri do të krijonte një lloj urrejtje tek tifozeria marsejeze.
Një ekip si kuq e blutë domosdoshmërisht duhet të drejtohet nga një trainer ekspert, sidomos në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube , ëndërra në sirtar e sheikut nga Katari.



