Lucas Hernandez është zyrtarisht lojtar i PSG. Klubi francez, ka zyrtarizuar këtë të diel, firmën me mbrojtësin. Hernandez u largua nga Bayern Munich dhe do të vazhdojë karrierën te kampionët e Francës. Për shërbimet e mbrojtësit, PSG do të derdhë në arkat e Bayern Munich plot 50 milionë euro, ndërsa lojtari ka firmosur një kontratë për pesë sezone. Gjatë aventurës gjermane me Bayernin, 27-vjeçari fitoi 10 trofe, mes tyre edhe Champions League. Hernandez është përforcimi i pestë për skuadrën e Luis Enrique-s. Pas Marko Asensio, Milan Skriniar, Manuel Ugarte dhe Kang-in Lee.



