
Sulejman Starova është emëruar drejtor teknik i skuadrës së Teutës.
65-vjeçari menjëherë pas zyrtarizimit ka nisur punën te “Djemtë e Detit”, që synojnë të marrin 3 pikët përballë Apolonisë ditën e shtunë në kampionat, pas 7 barazimeve radhazi.
Starova është një njohje e vjetër e durrsakëve, pasi në sezonin 2008-2009 ka qenë në pozicionin e trajnerit.
Emërimi i tij pas eksperiencës me shumë skuadra të kampionatit si Partizani, Tirana, Kukësi dhe Laçi, tregon objektivin madhor të Teutës për të fituar titullin kampion.



