Pas Richard Danso, Tirana ka njoftuar largimin e një tjetër lojtari ditën e sotme. Mesfushori Isaac Gyamfi, ka mbyllur bashkëpunimin me bardheblutë.
Klubi kryeqytetas, nëpërmjet rrjeteve sociale, ka njoftuar mbylljen e bashkëpunimit me ganezit.
21-vjeçari nuk kishte shumë hapësira me skuadrën dhe për këtë arsye palët kanë vendosur bashkërisht “divorcin”. Gyamfi ishte pjesë e Tiranës nga shtatori i vitit 2020, por nuk arriti të lërë dot gjurmë.



