Richard Rios, i vetëofrohet Manchester United

Richard Rios, i vetëofrohet Manchester United

Paraqitjet shumë të mira në Kupën e Amerikës, e ka përfshirë Richard Riosin në listën e drejtuesve të Manchester United.

Kolumbiani e ndihmoi kombëtaren ‘’ Trikolor ‘’ për të arritur deri në finale, por fatkeqësisht u mund nga Argjentina në kohën shtesë.

Menjëherë drejtuesit e Palmeirasit kanë reaguar ndaj këtij interesi dhe thuhet se pretendojnë 21 milionë euro për mesfushorin.

Stili i lojës së 24 vjeçarit, i cili spikat si një lojtar shumë efikas në markime dhe përshtatjes në çdo sistem, e bën edhe më të preferuar nga traineri i ‘’ Djajëve të Kuq ‘’ Erik Ten Hag.

Një ndër të preferuarit e hollandezit ishte Manuel Ugarte por negociatat nuk kanë patur zhvillime, edhe pse ky fakt nuk e ka ndalur për të analizuar të tjerë elementë, si përshembull Manu Kone dhe Youssouf Fofana.

Jo vetëm 20 herë kampionët e Premier Leagues por edhe disa ekipe të tjerë në këtë ligë po e pretendojnë ishi-n e Mazatlan, shumë i rëndësishëm në 11-shen e trainerit argjentinas Nestor Lorenzo tek ‘’ Los Cafeteros ‘’.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy