Mkhitaryan afër Interit

Mkhitaryan afër Interit

 Fitimi i Scudettos në sezonin e kaluar nuk i ka zgjatur shumë Interit sepse në të sapopërfunduarin ia la stafetën rivalëve të përjetshëm.

Sigurisht kjo situatë është edhe më e ndjeshme për  zikaltërit por i kanë marrë parasysh të gjitha dhe tashmë do të tregojnë potencialin në merkato.

Largimi i Ivan Perisic tek Tottenham Hotspuri është një humbje e madhe për skuadrën nga Milano e cila ka deklaruar objektivin vijues.

 Sipas deklaratave të Gianluca di Marzios, në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ kanë filluar bisedimet me Henrik Mkhitaryan i cili e përfundon kontratën me Romën në 30 qershor dhe italianët e vlerësojnë shumë kontributin e armenit .

‘’ Verdhekuqtë ‘’ pas suksesit në Uefa Conference League janë fokusuar në qëndrimin e lojtarëve kyçë por fakti se interistët do të luajnë në Champions League mund të rezultojë i mjaftueshëm për tu pjesë e ekipit të Simone Inzaghit.

Por e famshmja italiane ‘ Corriere dello Sport ‘’ tashmë ia ka vënë vulën këtij transferimi për të cilin flitet për një kontratë 2 vjeçare kundrejt  3.5 milionë eurove në sezon për ishi-n e Arsenalit.

Gjatë rrugëtimit të kryeqytetasve deri në finalen e  Uefa Conference League , Henrikh Mkhitaryan rezultoi një faktor determinant por duhet theksuar se pjesa më e madhe e suksesit është falë Jose Mourinhos që i njeh kompeticionet europiane si askush tjetër dhe e arriti atë me skuadrën e 6-të gjatë karrierës .

44 sfida , 9 asiste dhe 5 gola gjatë këtij sezoni duke mos e shkëputur vëmëndjen nga eksperienca gjatë viteve me Romën i kanë siguruar një pretendent të fuqishëm ishi-t të Arsenalit i cili mund ti vërë pikën aventurës me këtë ekip dhe të veshë bluzën zikaltër .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy