
Një lojtar australian i hokeit që ka marrë pjesë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, është arrestuar nga policia franceze.
Bëhej fjalë për Tom Craig, i cili dyshohet se bleu drogë të tipit kokainë në Paris. 28-vjeçari u arrestua menjëherë dhe është dërguar në paraburgim.
“Komiteti Olimpik Australian ka konfirmuar se një anëtar i ekipit australian të hokeit është në paraburgim pasi u arrestua në Paris më 6 gusht. Asnjë akuzë nuk është ngritur ende, AOC po vazhdon të bëjë hetime”, thuhet në njoftimin e Komitetit Olimpik Australian.
Craig është pjesë e kombëtares australiane të hokeit prej 10 vitesh, ndërsa numëron 101 ndeshje.



