
E ardhmja skeptike e Kieran Trippier në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ i ka përshpejtuar aksionet e drejtuesve të Atletico Madridit për të kërkuar një zëvëndësues për anglezin . Si shumë skuadra të tjera europiane ‘’ Los Colchoneros ‘’ nuk kanë shkuar shumë larg dhe janë fokusuar tek performanca e bërë nga lojtarët italianë në Europian të cilët i dhanë një kënaqësi të papërshkrueshme popullit të tyre . Kampionët në fuqi të La Ligas kanë piketuar Giovanni Di Lorenzon i cili mbron ngjyrat e Napolit . Interesi i kryeqytetasve është konfirmuar menjëherë nga agjenti i 27 vjeçarit Mario Giufreddi gjatë një interviste për Radio Marten.
Ai është shprehur se klienti i tij është pretenduar edhe në të kaluarën nga një ndër skuadrat më të njohura si në Spanjë edhe më gjerë . Për më tepër deklaroi :
“ Atletico gjithmonë është interesuar për Di Lorenzon . Momentalisht nuk ka asnjë të re në lidhje me këtë çështje dhe në javët vijuese pritet që ti bashkohet Napolit ‘’ , ishin këto fjalët e bashkpatriotit të tij . Sezoni i zhvilluar ka diktuar pjekurinë e arritur nga ishi-i i Empolit për të cilin pa pikë dyshimi interesi i Atleticos është konsideruar një privilegj .
Megjithatë tek bardhekaltërit ka arritur të jetë determinant duke fituar shumë pikë të cilat i kanë dhënë shansin të përzgjidhet nga Roberto Mancini në kombëtaren ‘’ Azurre ‘’ . Përpara kësaj situate Napoli e ka marrë përgjegjësinë mbi një ndër elementët më të rëndësishëm të Luciano Spalletit dhe presidenti Aurelio Di Laurentis ka deklaruar se nuk mendon të dëgjojë oferta poshtë 50 milionë eurove , shifër që është konsideruar e tepërt nga ‘’ Los Rojiblancos ‘’.
Pritet që javët vijuese të japin një verdikt më të qartë në lidhje me këtë operacion që do ti jepte një tjetër ngjyrë mbrojtjes madrilene në një sezon që parashikohet shumë i vështirë në të cilin do ti duhet të ruajnë me çdo kusht suksesin historik të arritur . Statistikat prej 49 ndeshjesh dhe 4 golash kanë konfirmuar se mbetet një lojtar kyç për napoletanët të cilët do të tregojnë forcat në Europa League sezonin vijues .



