Xherdan Shaqiri me shumë mundësi do të vazhdojë karrierën në SHBA, te Chicago Fire.
Sipas raportimeve të fundit, thuhet se sulmuesi 30-vjeccar ka vendosur të largohet nga Lyon, për të vazhduar karrierën në MLS, aty ku sigurisht e pret edhe një pagë më e madhe.
Bëhet e ditur se marrëveshja mes Lyon dhe Chicago Fire, është në hapat e fundit dhe në orët e ardhshme, prite të vijë edhe zyrtarizimi i marrëveshjes.
Pas një karrierë të suksesshme në Europë, me skuadra si Inter, Bayern Munich, Liverpool dhe Lyon, tashmë Shaqiri do të provojë në aventurë të re në SHBA.



