Chelsea, superofertë për Omorodion

Chelsea, superofertë për Omorodion

 Huazimi tek Alaves ka nxjerrë në pah potencialin e Samuel Omorodion.

Sulmuesi prej kohësh vijon preferohet nga traineri i Chelseat Enzo Maresca, i cili do të ketë një detyrë të vështirë për ta ripozicionuar këtë skuadër aty ku e meriton.

Spanjollët në të kaluarën investuan 6 milionë euro për 20 vjeçarin, asokohe pjesë e Granadas.

Por rendimenti i tij në kohët e fundit ka influencuar edhe në rritjen e vlerës së kartonit, për të cilin thuhet se pronari i ‘’ Bluve të Londrës ‘’ Todd Boehly do të ofrojë 70 milionë euro.

Sipas gazetarit Ben Jacobs, lojtari i lindur në Melilla të Spanjës është shumë i rrezikshëm në metrat e fundit, fitues i dyluftimeve në të shumtat e rasteve falë potencialit në aspektin fizik.

Fokusi i ekipeve të elitës tek talentët e kontinentit të vjetër do të thotë se tendenca është në rritje, një avantazh për arritjen e objektivave në të ardhmen.

Do të ishte shumë interesante nëse Samuel Omorodion transferohet tek kryeqytetasit, i cili ende nuk ka debutuar me Atletico Madridin në një ndeshje zyrtare, ekip që e ka në pronësi kartonin e tij.

8 gola dhe 1 asist në 35 sfida ishte kontributi i këtij lojtari me të ashtuquajturit ‘’ Los Babazorros ‘’, ekip mesatar në La Liga.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy