Transferimi tek Juventus, agjenti Jorge Mendes, thyen heshtjen: Një sfidë e re për Ronaldon

Transferimi tek Juventus, agjenti Jorge Mendes, thyen heshtjen: Një sfidë e re për Ronaldon

Cristiano Ronaldo është shumë pranë kalimit tek kampionët e Italisë, Juventus. Real Madrid po konsideron ofertën 100 milionë euroshe të bardhezinjve pas kërkesës që portugezi i bëri klubit madrilen për t'u larguar.

Mediat në Itali shprehen se Juventus është optimiste për këtë transferim dhe se marrëveshja mund të mbyllet të shtunën.

Për këtë çështje ka folur dhe vetë agjenti i lojtarit, Jorge Mendes, i cili është treguar i rezervuar për zërat rreth kalimit të portugezit në Torino.

"Nëse ky transferim ndodh, atëherë do të ishte një sfidë e re e shkëlqyeshme për karrierën e tij. Nëse largohet nga Madridi, gjithsesi do t’i jetë shumë mirënjohës klubit, presidentit, drejtorëve, tifozëve, dhe të gjithë atyre që përbëjnë atë klub kudo në botë”, shprehet agjenti Mendes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy