
Koha po avancon dhe Chelsea po forcohet akoma më shumë . Influenca e teknikut Thomas Tuchel ka të bëjë shumë në këtë histori sepse titulli i Champions Leagues do të mbahet mend gjatë dhe do ta shënojë emrin e gjermanit ndër trainerët me më shumë influencë tek ‘’ Blutë e Londrës ‘’.
Aktualiteti i kryeqytetasve flet për një kundërshtar shumë të rrezikshëm dhe drejtuesit e tyre po analizojnë situatat e disa komponentëve të rëndësishëm .
Mbrojtësi Andreas Christensen është shëndërruar në një mur të pakalueshëm në prapavijë dhe duke ndjekur këtë llogjikë natyrisht që Chelsea po përgatit kontratën e re për danezin. Sipas ‘ Daily Mail ‘ flitet se presidenti Roman Abramovich do t’ia dyfishojë pagën 25 vjeçarit i cili paguhet 5 milionë euro .
Fillimi i historisë së suksesit tek anglezët ishte mbërritja e Thomas Tuchel i cili e vlerësoi kualitetin e tij dhe e mbështeti në çdo hap , fakt që ka ndikuar në mbarëvajtjen e repartit defensiv.
Aspekti fizik i Andreas Christiensen e favorizon shumë dhe e shëndërron në një shqetësim për çdo sulmues sepse karakterizohet nga një forcë impresionuese dhe për faktin e të qënit shumë pozicional .
Për këtë arsye vendimi i drejtuesve konsiderohet i qëlluar dhe parashikohet se s’do të hasin asnjë problem për tu mbështetur tek ishi i Monchengladbah edhe në të ardhmen .



