Zidane përsëri në radarët e Juventusit

Zidane përsëri në radarët e Juventusit

 Kriza  e thellë në të cilën është përfshirë Juventusi ia ka shtuar ritmin e punës  drejtuesve drejt hedhjes së hapit kulminant për ndryshimin e situatës .  Dyshimi për pjesmarrjen në Champions League sezonin vijues mbetet një problematikë e madhe në kampin torinez dhe për këtë arsye bardhezinjtë janë duke analizuar alternativat  për stolin   që ndoshta do ti parashtronin  rrugën ndryshimit të shumëpritur . Ndër favoritët kryesorë për të zëvëndësuar Andrea Pirlon  i cili i ka orët e numëruara me kampionët në fuqi të Italisë është  Massimiliano Allegri . E kaluara e pozicionon në këtë stad italianin sepse ka arritur të mbreterojë Serinë A me  ‘’ Zonjën e Vjetër ‘’.

Pavarësisht se 53 vjeçari nuk ruan marrëdhënie optimale me   dy nga drejtuesit si Pavel Nedved dhe Fabio Paratici të cilët ishin ndër faktorët kryesorë të largimit  nga ‘’ Allianz Stadium ‘’ e kaluara ja mbyll gojën sepse ka mundur ta klasifikojë Juventusin si dominantin absolut të Scudettos . Sipas parashikimeve të ‘’ Tuttosport ‘’ një tjetër kandidat që është vënë në radarët e Juventusit kohët e fundit është Zinedine Zidane . Emri i  ‘’ Zizou ‘’  nuk ka nevojë për koment sepse është shëndërruar ndër trainerët risi në Europë pas sukseseve me Real Madridin dhe gjithashtu një faktor që mund të ndikojë në realizimin e këtij operacioni është e kaluara si lojtar në të atehërshmin ‘’ Delle Allpi ‘’.   Siç dihet interesi  i   francezit lidhet direkt  me projektin që mund ti ofrojë Juventusi , element i cili e lë automatikisht në prapavijë anën ekonomike . Së fundmi juventinët vazhdojnë të besojnë në një qëndrim të Cristiano Ronaldos në Torino dhe nëse  kalimi i Zinedine Zidane do të bëhej efektiv do të theksonte një motiv më tepër sepse figura e portugezit dhe njëkohësisht ish nxënësit të tij nuk ka nevojë për koment .

  Gjithsesi ashtu siç është njohur gjithmonë si një skuadër tepër pragmatike nuk ka  anashkaluar  as opsionin   Gennaro Gatusso.  Njohuritë e tij  për Serinë A në përgjithësi dhe për Juventusin në veçanti e bëjnë një alternativë interesante  . Finalizimi i kontratës me Napolin në 30 qershorin e ardhshëm dhe situata aktuale me bardhekaltërit që nuk ka treguar shenja përmirësimi në funksion të rinovimit të kontratës i krijojnë hapësirat për të ëndërruar për drejtimin  e Juventusit .  Eksperienca me Milanin me të cilin arriti të fitojë kupën e Italisë pikërisht kundër Juventusit  e ka pasuruar kurrikulumin e 43 vjeçarit . Kohët e fundit për klientin e Jorge Mendes ka shfaqur interes edhe Fiorentina që është drejt një revolucioni total por interesi i Juventusit  me siguri do të marrë analizën e merituar nga Rino Gatusso.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy