
Shqipëria U-19 e femrave ka nisur ditën e sotme grumbullimin, për kualifikueset e Europianit 2022. Kombëtarja jonë është në grupin B3 të Ligës B, bashkë me Andorrën, Uellsin dhe Moldavinë.
Trajneri i sapoemëruar në stolin kuqezi, Kreshnik Krepi ka zbuluar listën me 20 lojtaret e grumbulluara. Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë ndaj Andorrës më 19 tetor, ndërsa tre ditë më vonë do të luajë kundër Moldavisë. Më 25 tetor, vajzat kuqezi do të luajnë ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj Uellsit.
Sipas vendimit të marrë nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, kualifikueset e U-17 dhe U-19 për futbollin e femrave janë riorganizuar së fundmi. Ekipet kombëtare janë të ndara në dy liga, A dhe B, me skuadrat e Ligës A që garojnë për t’u kualifikuar në Europian dhe skuadrat e Ligës B për t’u bërë konkuruese dhe për t’u ngjitur një ligë më lart dhe për të arritur Kampionatin Europian.
LISTA:
LISTA: 



