Barcelona, gjen anësor tek Las Palmas

Barcelona, gjen anësor tek Las Palmas

Fuqizimi i mbrojtjes, kryesisht krahu i majtë do të jetë një prioritet për Barcelonën në fundin e sezonit.

Në ‘’ Camp Nou ‘’ ka filluar të mendohet për alternativat dhe drejtuesit kanë preferuar të qëndrojnë në La Liga.

Objektivi i rradhës aktivizohet në rradhët e Las Palmasit dhe flitet për Sergi Cardonan. 24 vjecari e finalizon kontratën në fundin e sezonit me ekipin nga Ishujt Kanarie dhe për kuq e blutë do të ishte një sukses arritja e marrëveshjes me spanjollin.

Dëmtimi i Alejandro Baldes e ka shqetësuar ndjeshëm Xavi Hernadezin, i cili e njeh shumë mirë ekipin e zemrës por fatkeqësisht në sezonet e fundit është distancuar nga titujt.

Sergi Cardona është një opsion për  ‘’ Blaugranët ‘’ në një të ardhme të afërt, ekip i cili në të kaluarën bëri ligjin dhe formoi një ndër tridentët më të suksesshëm në futboll me Messin, Suarez dhe Neymar Junior.

Për ishi-n e Gimnastic de Tarragona do të jetë një periudhë deçizive pasi veshja e bluzës kuq e blu mund të përkthehet në fitimin e trofeve në vijimësi, kolektivë dhe jo vetëm.

Duhet kujtuar se është sezoni i parë për Sergi Cardonan në elitën e futbollit spanjoll, me një ekip i cili noton në ujërat e mesit të tabelës, i quajtur ndryshe si i dorës së dytë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy