
Dy ndeshjet e fundit të javës së 7-të në Superligën e Kosovës kanë dhuruar spektakël dhe rezultate surprizuese.
Dukagjini i ka bërë gjëmën Dritës, teksa e ka mposhtur me përmbysje me rezultatin 2-1. Ajzeraj kaloi në avantazh Dritën me golin e tij në minutën e 39-të, por vendasit përmbysën gjithçka në pjesën e dytë duke realizuar dy herë me Januzin në minutën e 49-të dhe Chibueze në minutën e 87-të. Vlen të theksohet se Dukagjini luajti me 1 lojtar më pak nga minuta e 59-të, kur Basriu u ndëshkua me karton të kuq.
Ndërkohë Ulpiana ka shtangur Prishtinën, duke i marrë një barazim, në ndeshjen e cila u mbyll me rezultatin 1-1. Ermir Rezi i dha avantazhin Ulpianës në fundin e pjesës së parë, ndërsa kryeziu barazoi për vendasit në minutën e 53-të, por vetëm kaq, pasi rezultati nuk ndryshoi deri në fund.
Pas javës së 7-të, kryesimin e renditjes e mban Drenica me 14 pikë, e ndjekur nga Ballkani me 13 pikë dhe Gjilani me 12 pikë. Në fund të tabelës qëndron Llapi me vetëm 3 pikë.



