Do të luhet duke filluar nga ora 21:00, ndeshja hapëse e Kampionatit Europian, Turqi-Itali, në stadiumin “Olimpico” të Romës.
EURO 2020 ngre siparin mbrëmjen e sotme, aty ku të dyja kombëtaret do të kërkojnë me çdo kusht të marrin fitoren, për ta nisur këtë kompeticion me këmbën e mbarë. Trajnerët nuk janë kursyer për sa i përket formacioneve, teksa në fushë kanë hedhur më të mirët.
Mancini vjen me një 4-3-3, ku në portë luan Donnarumma, mbrojtja përbëhet nga Florenzi, Bonuçi, Chiellini dhe Spinazzola, në mesfushë e nisin titullarë Barella, Jorginho dhe Locatelli, ndërsa sulmi përbëhet nga Berardi, Insigne dhe Immobile.
Nuk ka surpriza te Turqia që rreshtohet me 4-1-4-1, teksa e nis nga minuta e parë në portë Cakir dhe para tij qëndrojnë Meras, Soyuncu, Demiral dhe Celik, ndërsa Yokuslu qëndron para mbrojtjes. Pas sulmuesit kryesor Yilmaz, qëndrojnë Calhanoglu, Yazici, Tufan dhe Karaman.
FORMACIONET ZYRTARE:
TURQIA: Cakir; Celik, Demiral, Soyuncu, Meras; Yokuslu; Calhanoglu, Tufan, Karaman; Yazici; Yilmaz. Trajner: Senol Gunes
ITALIA: Donnarumma; Florenzi, Bonucci, Chiellini, Spinazzola; Barella, Jorginho, Locatelli; Berardi, Immobile, Insigne. Trajner: Roberto Mancini



