
Interesi masiv për Guido Rodriguezin, i ka bërë drejtuesit e Real Betisit ta mendojnë seriozisht largimin e mesfushorit nga ‘’ Benito Villamarin ‘’. Ndër pretendentët përfshihet edhe Interi, skuadër e cila do të tentojë të përfitojë nga situata jo e mirë ekonomike e andaluzëve për ta transferuar argjentinasin në Milano. Sipas ‘ Calciomercatos ‘, zikaltërit janë favoritë për Guido Rodriguezin, për të cilin kanë ofruar 25 milionë euro, shifër që mesa duket do të pranohet nga drejtuesit e Real Betisit, ndoshta që në merkaton e janarit. Pas fitimit të Kupës së Mbretit në sezonin e shkuar, ‘’ Los Verdiblancos ‘’ po përjetojnë një situatë kritike në aspektin ekonomik dhe e vetmja mënyrë për ta rikuperuar terrenin e humbur është shitja e lojtarëve cilësorë. Pas katër sezonesh e gjysëm , 29 vjeçari mund ti vërë pikën eksperiencës me Real Betisin , për të filluar një tjetër në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ , tek nënkampionët në fuqi të Champions Leagues.



