
Me Antonio Conten në stol, tek Napoli ka filluar një tjetër etapë.
Italiani i njeh shumë mirë bardhekaltërit, i cili i ka kërkuar presidentit Aurelio Di Laurentis arritjen e marrëveshjes me Romelu Lukakun.
Bomberi belg ka ditur të performojë shkëlqyeshëm në rradhët e Romës, për të cilin flitet se është shumë afër transferimit tek ‘’ Il Partenopei ‘’.
Flitet se i ashtuquajturi ‘’ Bualli ‘’ mund të firmosë me ish kampionët e Serisë A deri në 2027-tën, e shoqëruar me një pagë afro 6 milionë euro në sezon.
Kapaciteti në metrat e fundit dhe sidomos eksperienca ndër vite e shëndërron në një element të denjë për çdo skuadër, sidomos për ato të Serisë A, kampionat që e njeh shumë mirë.
Ndërkohë që negociatat avancojnë, për 31 vjeçarin konsiderohet një shans që s’duhet humbur, sidomos me ish trainerin e tij tek zikaltërit, i cili ia njeh shumë mirë cilësitë.
Karakteristikat e lojës së Romelu Lukakut përkojnë me atë të Napolit, por duhet parë se çfarë do të ndodhë në vijimësi me të ardhmen e ishi-t të West Bromwich Albion, ndër të tjerë.



