
Fitimi i Conference Leagues është pasuar me planifikimin e merkatos nga drejtuesit e Romës . Jose Mourinho , trainer që tregoi përsëri cilësitë me një ekip italian, po jep maksimumin për ti ardhur në ndihmë ‘’ Verdhekuqve ‘’ me lojtarët e duhur .
Gjatë një mbledhje me drejtorin e përgjithshëm Tiago Pinto , ‘’ The Special One ‘’ e ka gjetur zëvëndësuesin e Mkhitarian .
Rodrigo De Paul është i përzgjedhuri i luzitanit duke iu referuar edhe nivelit spektakolar në të kaluarën tek Udineze , fakt që është aprovuar edhe nga ish futbollisti i njohur Massimo Crippa :
“ Mendoj se Romës do ti shërbente një lojtar me karakteristikat e Marek Hamsik dhe sipas meje Rodrigo De Paul është i duhuri ‘’, theksoi italiani.
Argjentinasit i përfundon kontrata në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ në 2026-tën dhe sipas deklaratave të fundit qëllimi i tij është vijimi nën drejtimin e bashkombasit Cholo Simeone.
Pretendentët nga Italia s’kishin si të mungonin për 28 vjeçarin i cili demostroi potencialin gjatë pesë viteve me friulanët dhe arriti të konsiderohej një emblemë tek bardhezinjtë , fakt që e ndihmoi për të provuar La Ligan pa harruar edhe pjesëmarrjen në Champions League, të cilën me Udinezen do ta kishte shumë të vështirë.
Aktualisht për Romën flitet me superlativa sepse falë ishi-t të Manchester United arriti të kalojë çdo pengesë në Conference League dhe në vijimësi do të japë maksimumin për përmirësimin në çdo aspekt dhe të vijojë me akumulimin e trofeve që mungonin prej vitesh por në këtë histori kryeqytetasit do të kërcënohen nga Napoli.
Në lidhje me Rodrigo De Paul , duhet theksuar se ishte pjesë e një suksesi historik të ‘’ Albicelestëve ‘’ me fitimin e Kupës së Amerikës , gjeneratë lojtarësh që ia kishin borxh shtetit të tyre dhe më në fund e arritën ta bënin realitet ëndërrën.



