Ndeshja e tretë radhazi pa fitore, Egnatia dhe Vllaznia ndajnë pikët

Ndeshja e tretë radhazi pa fitore, Egnatia dhe Vllaznia ndajnë pikët

Është mbyllur në barazim 1-1, sfida mes Egnatias dhe Vllaznisë, e vlefshme për javën e 8-të në Abissnet Superiore. 

Rrogozhinasit e nisën mirë ndeshjen, duke kaluar të parët në avantazh, falë një supergoli të Isenit në minutën e 15-të. Shkodranët barazuan shifrat në fundin e pjesës së parë, me Liridon Latifin, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. 

Në pjesën e dytë, skuadrat e kërkuan golin e fitores, por pa sukses, pasi rezultati nuk ndryshoi më. Kjo është ndeshja e tretë radhazi, që të dyja skuadrat nuk njohin fitore në kampionat. 

Vllaznia dhe Egnatia mbajnë vendin e pestë dhe të gjashtë me nga 10 pikë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy