
Fiksimi për Erling Haaland mund të rezultojë një dështim për Real Madridin pasi për novegjezin lufta mbetet e hapur dhe mund të pësojë ndryshime të menjëhershme .
‘’ Galaktikët ‘’ përpara kësaj historie që mbetet një pikpyetje e madhe për shkak të konkurrencës së ashpër , po i bëjnë llogaritë sepse reparti i avancuar ka nevojë për tu forcuar dhe Karim Benzema për shumë mbështetje në metrat e fundit .
Edinson Cavani po analizohet si opsion pasi i njeh shumë mirë ekipet e elitës dhe pavarësisht se është në moshën 35 vjeçare , asnjëherë nuk është dorëzuar sepse pasioni për këtë sport të mrekullueshëm impulson drejt arritjes së objektivave për t’ia vënë pikën siç duhet një karriere brilante gjatë të cilës ka provuar shumë kampionate impresionues me skuadrat më të njohura.
Për më shumë se një dekadë ‘’ El Matador ‘’ është shquar një ndër sulmuesit më të frikshëm dhe ka kontribuar edhe tek kombëtarja e Uruguajit me të cilën ndoshta do të zhvillojë Botërorin e fundit në karrierë nën drejtimin e Diego Alonsos.
Për Real Madridin është një shans shumë i mirë për ti shtuar eksperiencë sulmit por njëkohësisht edhe një rrisk sepse mosha në shumë raste bën të vetën pavarësisht se drejtuesit kanë treguar edhe një herë guximin e tyre për një lojtar që i ka dhënë shumë futbollit.
Para pak kohësh , ishi i Napolit u tentua edhe nga Barcelona dhe sidomos brazilianët e Botafogos, por futja e Realit në skenë konsiderohet një kërcënim për pretendentët sepse milionat e Florentino Perezit dhe historia e këtij klubi shpeshherë kanë bërë diferencën gjatë merkatove .
Edinson Cavani ka humbur shumë me transferimin në ‘’ Old Trafford ‘’ , tek një Manchester United që ka ardhur në rënie sepse vendimet e shpejta me objektivin e dhënies së rezultateve, në të shumtat e rasteve kanë ndikuar negativisht në ecurinë e anglezëve , fakt që është provuar me trainerin Ralf Rangnick që do të mbahet mend gjatë si një ndër dështimet më të mëdha të ‘’ Red Devilsave ‘’ në lidhje me stolin .
Me La Ligan të siguruar , ‘’ Los Blancos ‘’ kërkojnë të ndiejnë përsëri emocionet e fitimit të Champions Leagues dhe rruga e deritanishme i jep shumë shance sepse Carlo Ancelotti konsiderohet një ekspert i këtij turneu dhe është rikthyer në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ me këtë objektiv dhe italianit i mbeten edhe tre ndeshje për ta arritur .



