
Dëmtimi i papritur i Memphis Depay i ka përkeqësuar gjërat tek Barcelona . Katalanasit do të vuajnë mungesën e hollandezit për afro një muaj dhe në lidhje me këtë situatë kanë marrë vendimin për gjetjen e zëvëndësuesit të sulmuesit. Julian Alvarez është bërë kryefjala e merkatos sidomos për rivalët e Real Madridit por ‘’ Los Cules ‘’ do të konkurrojnë edhe me Interin dhe Atletico Madridin për argjentinasin .
Eleminimi në fazën e grupeve në Champions League ia ka qartësuar mendimet trainerit Xavi Hernandez se pa një merkato cilësore nuk kanë ku shkojnë dhe pavarësisht problematikave ekonomike, spanjollët duhet të përqëndrohen maksimalisht gjatë janarit.
‘’ Azulgranët ‘’ janë gatshëm ti ofrojnë River Plates 25 milionë euro për golashënuesin të cilin sipas deklaratave të gazetarëve të shquar Gianluigi Longari dhe Pedro Almeida e konsiderojnë prioritet absolut për ofensivën . ‘’ Los Millonarios ‘’ janë të vetëdijshëm se nuk mund ta ndalojnë edhe për shumë kohë largimin e Julian Alvarezit nga ‘’ El Monumental ‘’ sepse si kushdo lojtar tjetër preferon të provojë veten në tokën e premtuar në një moshë ideale .
Kjo çështje nuk do të jetë aq e lehtë për Barcelonën pavarësisht se është një shans që s’duhet humbur sepse edhe zikaltërit dhe ‘’ Galaktikët ‘’ do të tregojnë forcën e karakterit për një lojtar që meriton duartrokitje për lojën e zhvilluar .
23 gola dhe 17 asiste në 47 ndeshje janë arritje të mrekullueshme për yllin e skuadrës nga Buenos Airesi i cili ka treguar vlerat në një kampionat tejet kompetitiv të cilit traineri Marcelo Gallardo ia ka gjetur mënyrën e lojës dhe i ka shkaktuar buzëqeshje të pafundme kryeqytetasve .



